7.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Rexhaj pyetje kandidatit për kryeprokuror: Pse pushove fletarrestin ndaj Radojçiq?

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj i ka drejtuar një pyetje kandidatit për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj në lidhje me pushimin e fletarrestit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojçiq.

Rexhaj ka kërkuar përgjigje nga Isufaj se përse e ka bërë këtë veprim.

“Fletarresti vendor i është pushu nga ky kandidat për kryeprokuror. Kjo pyetje duhet t’i bëhet atij: pse sa ka qenë përgjegjës në institucionin ku ka qenë, e ka pushu fletarrestin ndërkombëtar dhe vendor ndaj Radojçiq. Nuk i di motivet, por për aq sa ka qenë përgjegjës, ai ka qenë nënshkrues i fundit i asaj çështjeje. Përgjigjen duhet ta jap ai dhe jo unë”, tha Rexhaj. /GazetaExpress

Më Shumë

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Lajmet e Fundit