12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

AKP-ja largon nga tenderi i shitjes 4 asete me kërkesë të komunës së Prizrenit

Agjencia  Kosovare e Privatizimit (AKP) ka ka tërhequr nga tenderi i shitjes katër asete, kjo pas kërkesës së Komunës së Prizrenit mbi shpalljen e zonave të interesit publik.

“Agjencia  Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka tërhequr nga tenderi i shitjes katër asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prizrenit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit”, thuhet në njoftimin e këtij agjencioni.

Njësitë të cilat tërhiqen nga shitja janë si më poshtë.

Njësia nr.16 – NSH Liria – Lokali afarist i përkohshëm në Rr. Remzi Ademaj; Njësia nr.17 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.1 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren; Njësia nr.18 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.2 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren; Njësia nr.19 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.3 në rr.Nexhat Matranci p.n. Prizren.

Bëhet e ditur se këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 56, që do të mbahet me 13 korrik 2022,

Sipas AKP-së, dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 56 është me 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 56 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20591.

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Shpërthim dhe zjarr në një shtyllë elektrike në Prizren, pa të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, në lagjen 'Xhemil Doda', në zonën e Shatërvanit, pasi paraprakisht është dëgjuar...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit