9.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Arrestohet 27 vjeçari në Dragash, dyshohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

 Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar M.V (27-vjeçar) nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se patrulla policore në fshatin Brodosanë të Dragashit gjatë realizimit të patrullimit ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një armë e shkurtë dhe një cigare, dyshohet të jetë marihuanë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, i njëjti është intervistuar dhe ndaj tij janë iniciuar rastet: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet deri në 48 orë.

Më Shumë

Shqyrtohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për çmimin...

Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë, në rrugën Gjakovë-Prizren, nga ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...

Lajmet e Fundit