4.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Arrestohet njëri nga të miturit që grabitën me thikë turistin japonez në Prizren

Një shtetas japonez është grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre persona të dyshuar në Prizren.

Policia ka arrestuar të dyshuarin e parë,  i cili është i mitur.

I mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh.

Çka i grabitën tre të dyshuarit shtetasit japonez dhe si ndodhi ngjarja?

Burimet thonë se gjithçka ndodhi në pikë të ditës, derisa viktima, 41-vjeçar po kalonte rrugën, kur papritmas i dolën përpara të dyshuarit. Përveç që e terrorizuan me veprime agresive, Sinjali mëson se ata nxorën edhe disa thika.

Nën kërcënimin e tyre, tre hajnat arritën t’ia marrin me forcë portofolion, në të cilin kishte një shumë të parave të gatshme dhe disa kartela bankare.

Përveç që e kanosën seriozisht, të dyshuarit edhe i përdorën mjetet e mprehta, duke i shkaktuar lëndime trupore 41-vjeçarit, që i pësoi gjatë përballjes me ta.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia është aktivizuar për t’i kapur personat e përfshirë në këtë rast.

Ndërkohë edhe Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe posa të prangosen të dyshuarit, pritet të merren veprimet e tjera hetimore.Gazeta Sinjali

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Andersoni i Bashkimit shpallet më i miri i javës

GO+ Peja-Bashkimi ishte një nga ndeshjet më emocionuese në këtë edicion me prizrenasit që fituan pas dy vazhdimeve. Te portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan...

Lajmet e Fundit