Pamje se si ndodhi grabitja në Prizren, ku u kërcënua me thikë shtetasi japonez

Një rast grabitje ndodhi dje në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit.

 Shtetasi japonez është grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre persona të dyshuar e që njëri prej tyre është kapur nga Policia e Kosovës.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i grabitjes, teksa shihen tre persona duke ecur në një drejtim, pas një kohe të shkurtër, takohen me viktimën dhe njëri prej tyre i lidh duart, ndërsa tjetri e kërcënon me thikë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, tre të dyshuarit përveç grabitjes që i bënë shtetasit japonez e terrorizuan edhe me kërcënimin me thikë.

Njëri nga tre të dyshuarit, fatmirësisht ka rënë në pranga të Policisë, sipas informatave të para ai është një i mitur.

I mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit