26.9 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Nusja dhe dhëndri nënshkruajnë një kontratë të çuditshme martese – Nga picat deri tek palestra

Një çift kanë nënshkruar një marrëveshje të çuditshme paramartesore në dasmën e tyre, duke përcaktuar se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë.

Nusja Shanti dhe dhëndri Mintu nënshkruan një premtim ‘romantik’ që përfshin edhe konsumimin e një pice në muaj dhe çdo ditë ushtrime në palestër.

Kërkesa të tjera në kontratë përfshinin detyrimin për të bërë një fotografi të mirë në çdo festë, “shopping” pas çdo 15 ditësh dhe ndeja të vonshme, por vetëm me njëri-tjetrin, raporton themirror.

Në video, të sapomartuarit vendosin stilolapsat e tyre në një copë kartoni të madhe me fjalën “kontratë”.

Rregulla të tjera parashohin edhe një pjatë tradicionale indiane të quajtur ghar ka khana. Ata gjithashtu u zotuan të veshin çdo ditë një sari dhe mëngjesi i së dielës të jetë “tum banaogay”.

Thuhet se këtë kontratë e krijoi nusja gjersa dhëndrit i mbeti të binte dakord, transmeton Telegrafi.

Kontrata gjigante madje është zbukuruar në një temë si dasma me lule blu të printuara në qoshe.

Dyshja indiane shihen të përkulur mbi copën e madhe letre në veshjen e tyre të dasmës mes të ftuarve të dasmës.

Ndryshe, marrëveshjet paramartesore nuk janë të ligjshme në Indi, ku ligji nuk e konsideron martesën si kontratë, por disa familje ende e lidhin një të tillë. Ajo synon t’i tregojë qartazi gruas se çfarë do të merrte në rast të shkurorëzimit. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, prezanton planin për shëndetësi në rajonin e Hasit: Shërbime të përditshme për çdo lokalitet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka publikuar një plan e tij të detajuar për...

Lajmet e Fundit