5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

29 vjeçarja që u shpall gruaja më seksi në botë: Kam frikë të dal nga shtëpia

Muajin e kaluar, Paige Spiranac u përzgjodh nga revista “Maxim” si gruaja më seksi në botë.

29-vjeçarja amerikane ka qenë një nga golfistet më të talentuara, por karriera e saj në sport nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Paige u bë e famshme më shumë në rrjetet sociale. Edhe pse zyrtarisht ajo nuk është tërhequr nga golfi, ka që në vitin 2016 që nuk merr pjesë në asnjë turne.

Siç publikon “The Sun”, Paige Spiranac e ka pësuar keq nga fama që ka marrë muajt e fundit.

Vetë 29-vjeçarja ka treguar: “Një burrë m’u afrua dhe më kërkoi të bënim foto. Më pas, më tha që i kisha marrë 10 000 dollarë dhe nisi të më kërcënonte. U tmerrova”.

 

 

“Ka dy muaj që gjërat janë përkeqësuar, nuk ndihem e sigurt. Kam shumë frikë dhe nuk dal nga shtëpia. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Më duket sikur më ndjekin. Shumë njerëz thonë që këto probleme kanë njerëzit e famshëm, por nuk duhet të jetë kështu”, shton Paige Spiranac.

Më Shumë

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit