10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Fermerët e Mamushës po i eksportojnë domatet në të gjitha vendet e rajonit

Bujqësia vazhdon të mbetet një nga shtyllat themelore të zhvillimit ekonomik të vendit. Fermerët e Mamushës janë ata që po e dëshmojnë më së miri punën në këtë sektor. Domatet që kultivohen atje po eksportohen nëpër të gjitha shtete e rajonit, përfshirë edhe ato të BE-së. Sfidë për këta fermerë mbetet mungesa e punëtorëve.

 

Fermeri Dalip Mazreku nga Mamusha ka të mbjellura dy hektarë me perime të mbjellura në serra, e ku gati 1 hektar e ka të mbjellura me domate. Mbjellja e fidaneve të domates në Mamushë bëhet më 15 mars, deri plasimi i domateve në treg bëhet më 15 qershor.

“Në këto tri-katër vitet e fundit jemi duke e mbjellur diagramën. Është një produkt ekstrem i mirë, si për treg si për pemë“, ka theksuar për RTK-në, Mazreku.

Rendiment të mirë ka gëzuar edhe Rexhep Kryeziu. Ai po ashtu ka të mbjellur 1 hektar me domate në serrë, teksa ka sqaruar se nga një fije përfiton deri në 8 kg domate.

“Që 40 vjet jam duke punuar me këtë punë, por sikur diagrami që është tash në këtë periudhë nuk ekziston domate më e mirë“, ka thënë Kryeziu.

Besim Sahiti perimtar me profesion sqaron se për të arritur deri te një farë e duhur sipas kërkesave tregtare dhe rendimentit për një rajon duhet të bëhen teste dyveçare.

“Ajo çfarë e dallon këtë hibrid, pra diagramin është lidhja e frutave nëpër kate të ndryshme, e cila është me një uniformitet shumë të madh, me një madhësi sipas kërkesave të tregut”, ka thënë agronomi Sahiti.

Krahas shitjes në tregjet në Kosovë fermerët e Mamushës kanë lidhur marrëveshje edhe me një pikë grumbulluese. Shumica e domateve që mblidhen në këtë pikë grumbulluese po eksportohen po thuajse në të gjitha vendet e rajonit deri në Slloveni.

“Eksporti është diku 60 pëqind, derisa për Kosovë kemi 40 pëqind të shitjes”, ka thënë Hamdi Mazreku nga kjo pikë grumbulluese.

Rol vendimtar në eksportimin e domates po luan cilësia e saj. “Cilësia është tepër e mirë. Që sa vite e mbjellim domaten ne këtu por këtë kualitet nuk e ka pasur kurrë deri më tash”, ka shtuar ai.

Prodhuesit në vendin tonë për shumë vite kishin probleme shitjen e produkteve në pikun e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve jashtë vendit. Por tani kur kanë filluar të gjenden tregjet, për  prodhimtarinë bujqësore ka nisur të shfaqet një tjetër problem, ai i mungesës së fuqisë punëtore./RTKLIVE/

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit