11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Kamberi viziton ambasadën e ShBA-së në Beograd, ia tregon Hill-it kërkesat e shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar të martën me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.

Kamberi, i cili është pritur në ambasadën amerikane në Beograd, ka thënë se i ka treguar ambasadorit Hill për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në Ambasadën e ShBA-së në Beograd, bashkëbisedova sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kamberi ka thënë se prezenca më e madhe e ShBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave të tyre legjitime ishin temë e bashkëbisedimit me Hillin.

May be an image of 2 people, people standing and text that says "EMBASSY OF THE THE PLURIBUS UNITED GAM! ST ERICA"

Më Shumë

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit