Chelsea arrin marrëveshjen me Cucurella-n

Chelsea ka arritur marrëveshjen me Marc Cucurella-n për transferimin e tij në “Stamford Bridge”. Spanjolli kërkohej me ngul dhe nga Pep Guardiola te Manchester City.

Cucurella-s iu deshën vetëm 35 ndeshje në Premier League dhe vetëm tre në kupat angleze për të trefishuar vlerën e tij nga 18 milionë euro që Brighton i pagoi Getafe-s në gusht 2021.

Blutë janë gati të paguajnë vlerën e tij prej 50 milionë eurosh tashmë.

Siç raportoi Fabrizio Romano të martën, Cucurella ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea-n dhe tani gjithçka që mbetet është që të dy klubet të finalizojnë marrëveshjen.

Londinezët thuhet se do të përfshijnë në marrëveshje dhe Levi Colwill. 19-vjeçarin që aktivizohet dhe me Anglinë U-21.

Pas Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly, Cucurella pritet të jetë afrimi i tretë i Chelsea-t këtë merkato. Megjithatë ata ende kanë nevojë për përforcime, sidomos në qendrën e mbrojtjes.

Denzel Dumfries i Inter-it dhe Josko Gvardiol i Leipzig janë objektiva të reja.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit