Starton DokuFest në Prizren

Do të shfaqen deri në 250 filma dhe programe speciale

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e 21të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Doku Fest.

“Si të mbijetojmë?” është tema të cilën e kanë përzgjedhur organizatorët për këtë edicion.

Doku Fest që sonte nis zyrtarisht do të zgjasë deri më 13 Gusht, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të shfaqen rreth 250 filma në 8 kategori garuese dhe disa programe speciale.

Vetëm në programin e filmave të shkurtër, sipas Samir Karahoda do të jenë tridhjetë filma që do të jenë në garë.

Këtë edicion të Doku Festit do ta sponsorizojë edhe Bashkia e Tiranës

Risi e këtij festivali të sivjetmë është edhe rikthimi i DokuKids ku do të shfaqen filma për fëmijë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit