8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

VIDEO | Berisha: Deliqi e ka vendin në Hagë, jo në krye të institucioneve

Ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Vërrinit, në Brigadën 125, Zafir Berisha, në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me atë se si e njeh ai gjeneralin serb Bozhidar Deliqin.

Ai u shpreh se emërimi i Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë tregon se, siç u shpreh ai, Serbia është e njëjta si në kohën e Millosheviqit.

“Emërimi i Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, përforcon qëndrimet tona se Serbia nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit dhe është po e njëjta, faktikisht tashmë nuk është zbulimi i ujit të nxehtë në rast se themi se politika aktuale në Serbi, duke pasur si president një ministër të Millosheviqit, prandaj po besoj se edhe politika vendore, po veçanërisht ndërkombëtare, të cilët janë insistues për zbutjen e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, ta kenë parasysh se me kë kemi të bëjmë”, tha ai.

Berisha u shpreh se Deliqi e ka vendin në Hagë, jo në krye të institucioneve, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi të bëjmë me ata që kanë bërë masakra dhe gjenocid në Kosovë, sidomos rasti konkret Bozhidar Deliq, njëri nga oficerët e lartë të ushtrisë serbe, i cili ka operuar edhe në regjionin e Prizrenit, regjion i cili është i mbushur përplot me masakra, sidomos gjatë vitit 1999, mars, prill, maj e deri në përfundim të luftës”.

“Siç janë masakrat në komunën e Suharekës, pastaj edhe në Prizren, duke përfshirë këtu fshatin Landovicë, ku drejtpërdrejt Bozhidar Deliq është përgjegjës, siç është përgjegjës edhe për masakrën në lagjen Tusus, ku janë të ekzekutuar 25 qytetarë të pafajshëm dhe mbi 400 shtëpi të djegura të asaj lagje, pra bëhet fjalë për një kriminel, i cili e ka vendin në Hagë, e jo në krye të institucioneve”, u shpreh tutje ai.

Më Shumë

Batatina: Dëshira e madhe për fitore ndikoi që të humbim ndaj Malishevës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas humbjes nga Malisheva se ekipi i tij pati dëshirë të madhe për fitore dhe kjo ndikoi...

Moti sot me temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot parashihet të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu. Por, sipas Meteo Kosova temperatura maksimale të...

Lajmet e Fundit