Bastisje në dy lokacione në Malishevë

Sot Policia e Kosovës në rajonin  e Malishevës, ka kryer bastisje në dy lokacione të ndara, kryesisht në fshatin Drenoc dhe fshatin Janiq të kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc, një 29-vjeçari i është konfiskuar arma AK47 dhe 32 fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm.

Kurse në fshatin, Janiq-Malishevë është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm. Këto janë sekuestruar si prova materiale ndaj 60-vjeçarit.

Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit janë arrestuar tre persona të moshave të ndryshme.

 

 

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit