7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Edhe një fazë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore nga komuna e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Larufi, ka bërë me dije se së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për bujqit përfitues.

“38 bujq kanë pranuar pajisje: 27 motokultivatorë me frezë 7.5 KË; 3 spërkatëse 500 L; 8 rrotokosa dhe 1 mbledhëse e barit (grabujë). Jemi në pritje të furnizimit nga operatori ekonomik i cili ka kontratë për furnizim me frezë, e që sipas informatave tona, rreth datës 20 të këtij muaji mund të arrijnë pajisjet. Jemi të vetëdijshëm, se këto pajisje janë vonuar, jo për fajin tonë, por të rrethanave të krijuara si rezultat i çrregullimeve në tërë globin e që ka rezultuar me vështirësi në furnizim, transport dhe me ngritjen e çmimeve. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e bujqve, që të kenë durim pasi që në rastin e parë kur operatori ekonomik do të na furnizojë, ne do t’i shpërndajmë, pa humbur kohë”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit