Rrihet keq një person në Prizren

Një person  ështe sulmuar fizikisht nga tre të tjerë në Prizren.

Rrahja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të momentit, ku tre të dyshuarit kanë nisur ta sulmojnë fizikisht duke e goditur me shufra të hekurit viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e plagëve të marra, prizrenasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë rasti është denoncuar edhen në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar personat e dyshuar.

 

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit