4.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Prizren: Gjykim për vrasjen shkaku i borxhit prej 20 euro, prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit Sylejman Ahmeti, i cili po akuzohet se privoi nga jeta të ndjerin Sh.K, shkaku i një borxhi prej 20 euro.

Prokurori Metush Biraj, në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që Ahmeti të shpallet fajtor, të dënohet sipas ligjit si dhe të merren parasysh rrethanat rënduese për shkak të shkallës së lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Biraj tha se nga video-incizimet e siguruara dhe nga provat tjera materiale është vërtetuar se i akuzuari ditën kritike ka shkuar në drejtim të viktimës dhe ka kryer aktin makabër duke e privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.K.

Ai tha se, nga deklarata e dëshmitarëve si dhe nga vetë biseda e të akuzuarit me të ndjerin përmes rrjetit social Facebook, është vërtetuar fakti se marrëdhëniet mes të akuzuarit dhe të ndjerit kanë qenë të acaruara.

Tutje, ai shtoi se nga veprimi i të akuzuarit Ahmeti familja e të ndjerit Sh.K  ka pësuar tronditje të madhe dhe se e njëjta pas aktit ka shkuar drejt shkatërrimit si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ana financiare.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar Kumrije Krasniqi, avokat Miftar Qelaj fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim dhe në elaborimin e shkurtër të saj ka thënë se aktakuza e prokurorisë është vërtetuar nga provat e administruara.

Gjithashtu, ai tha se nga kjo ngjarje e rëndë familja e të ndjerit Sh.K ka përjetuar shok si dhe nga fyerjet e sharjet që kishte bërë i akuzuari gjatë vrasjes.

Ai shtoi se, i akuzuari vrasjen e ka bërë me dashje, që veprimi është kryer për motive të ulëta dhe se ka krijuar rrezik edhe për persona të tjerë.

E dëmtuara Kumrije Krasniqi e ka mbështetur në tërësi fjalën përfundimtare të përfaqësuesit të saj dhe ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarin Ahmeti ta dënoj sipas ligjit.

“Gjykatëse, besoj në drejtësi dhe du drejtësi se ma ka shkatrru familjen , më ka poshtërua, më ka dëmtu dhe ka masakru”, tha Krasniqi.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokat Nazmi Mustafi në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se prokurori Biraj nuk e ka bërë vërtetimin e fakteve se i mbrojturi i tij ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Po ashtu, ai shtoi se prokurori nuk ka bazë ligjore se ekziston elementi i dashjes dhe se për këtë nuk ka ofruar asnjë argument as edhe në fjalën përfundimtare të tij.

Tutje, avokati Mustafi tha se i akuzuari vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së rëndë mendore dhe se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nga deklarata e dëshmitarëve është vërtetuar se ka qenë i provokuar nga veprimet e të ndjerit.

Në fund, ai tha gjykata të marrë parasysh rrethanat për zbutjen e dënimit ngase i njëjti është pa punë ka tre fëmijë dhe është i sëmurë.

I akuzuari Ahmeti, ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij dhe ka kërkuar që ndaj të tij të shqiptohet dënim më i butë.

“Qysh kam kërku edhe në seancën e kaluar një dënim sa më të butë, ju kërkoj falje, jemi kanë shokë ka ndodhë dhe më vjen keq për humbjen e tij”, tha Ahmeti.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 gusht 2022.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkon Sylejman Ahmetin se privoi nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenëPruz“Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, pronë e Liman Aliut.

Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Krasniqi vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi L. e largon nga lokali tani të ndjerin, atëherë i akuzuari pasi është ulur dhe ka qëndruar një kohë të shkurtër në tavolinën tjetër brenda në lokal, derisa tani i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje nga pronari i lokalit për gjestin e bërë, me shpejtësi ngrihet nga tavolinaborxh dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës “VW”, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, kalibri 7.62 mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin, Agron Krasniqin dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa ishte i rrëzuar, i akuzuari e godet edhe disa herë duke i thënë: “qu t’i q**** shtatë mijë n***, Allahu ta marroftë xhenazen”, ku i shkakton tetë plagë në regjionin e kokës, kraharorit, abdomenit si dhe në krahun dhe kofshën e djathtë, të cilat dëmtime kanë qenë të shoqëruara me thyerje në kokë, shtyllë kurrizore, brinjë, kockat e krahut dhe kofshës së djathtë, dëmtime të rënda të organeve vitale, trurit, mushkërisë së djathtë, mëlçisë, dhe veshkës së djathtë, të përcjella me gjakderdhje masive në kokë, kraharor dhe abdomen, të cilat edhe kanë qenë aty për aty vdekjeprurëse.

Me këto veprime, Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal, është e dënueshme me dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar sikur në dispozitivin e parë, nga data e pavërtetuar, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm, i akuzuari ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Magjike/ Publikohet kënga, Parashqevi Simaku i rikthehet këngës

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë”...

Lajmet e Fundit