Kërkohet miratimi i Ligjit për pagat, paralajmërohet grevë në arsim

Gjatë ditës së sotme janë takuar Kolegjiumi për arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), nga ku drejtorët komunal të arsimit kanë kërkuar miratimin e Ligjit të pagave

Po ashtu, në takim është paraqitur shqetësimi i Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e qeverisë në raport me kërkesat e SBAShK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do të mund të sjell në arsim.

 

 

“Kryesuesi i Kolegjiumit për arsim, z. Samir Shahini, bashkë me drejtorët znj. Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe z. Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim”, ka njoftuar AKK-ja.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit