18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Totaj dëgjon kërkesat e banorëve të Hasit për buxhetin e vitit 2023

Komuna e Prizrenit ka nisur dje dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2023

Nën organizim të drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, me pjesëmarrje të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, kryesueses së Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi dhe drejtorë të drejtorive komunale, kanë nisur dëgjimet buxhetore për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023, i pari i të cilit u mbajt me banorë të rajonit të Hasit.

Hapja e dëgjimit të mbajtur në fshatin Gjonaj u bë nga Ymer Berisha, shef i njësisë për komunikim me publikun, i cili bëri të ditur se këto dëgjime publike me qytetarë organizohen për t’i marrë kërkesat e tyre e më pas ato të hyjnë në planifikimin e buxhetit të vitit 2023.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i falënderoi qytetarët pjesëmarrës në këtë dëgjim publik duke thënë se kërkesat e tyre do të regjistrohen dhe zyrtarët e Komunës do t’i caktojnë prioritetet që do të futen në buxhetin e vitit 2023.

“Ju them se nuk do të ketë preferenca në ndarje të buxhetit, por, buxheti do të ndahet mbi bazën e parimeve dhe kërkesave më emergjente” – ka thënë Totaj.

Kërkesat e qytetarëve pjesëmarrës, kryesisht kishin të bënin me rregullimin e rrugëve e infrastrukturës rrugore, hapjen e rrugëve të reja, rregullimin e ndriçimit publik, rregullimin e kanalizimeve, rehabilitimin e rrugëve dhe shenjëzimin vertikal dhe horizontal të rrugëve./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor,...

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim edhe për katër të arrestuar lidhur me laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë –...

Lajmet e Fundit