21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Dokufest, filmi “Ka me kalu” fitoi çmimin më të mirë në grupin nacional

Mbrëmë u mbyll ceremonia e festivalit të filmit të metrazhit të shkurtër dhe atij të gjatë dokumentar – Dokufest në Prizren, i cili në edicion e XXI erdhi me moton “Si të mbijetojmë”.

272 filma u shfaqën për nëntë ditë radhazi, nga 5 deri me 13 gusht, në pikat e ndryshme të qytetit historik.

100 filma ishin në garë për më shumë së 8 kategori garuese.

“Ka me kalu”, filmi nga regjisorja shqiptare, Flonja Kodheli, ku mori pjese edhe aktorja e mirënjohur kosovare, Ilire Vinca, fitoi çmimin e kategorisë nacionale.

“Fabrika për punëtor”, nga regjia e kroatit, Sërxhan Kovaçeviq, fitoi çmimin e filmit më të mirë ballkanik ose Balkan Dox.

“Djegia e tokës së thatë”, filmi brazilian fitoi çmimin e kategorisë së filmave të gjatë ndërkombëtar.

Në kategorinë e ruajtës së mjedisit “Green Dox” fitoi filmi “foregers” nga Jumana Mana.

Dokufesti për herë të dytë ndau edhe çmimin e grantëve nga 10 000 euro, ku këtë vit e fitoi artistja, Flutura Balaj.

Poashtu, edhe kategori tjera fituan çmime, por ne i veçuam disa prej tyre: nacionale, ballkanike dhe ndërkombëtare.

“Si të mbijetojmë”, ishte motoja e XXI e festivalit Dokufest, i cili këtë vit pati përkrahje financiare rreth 500 000 euro, nga sponsor të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar./ Radio Kosova

Më Shumë

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit