Mosmarrëveshje në aheng familjar në Prizren, një grua lëndohet me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në një aheng familjar në Prizren.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, në orën 19:50.

“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka ndodhë një mosmarrëveshje mes disa personave kosovar. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë thikë e cila ishte përdorë në rast nga të dyshuarit”, thuhet në raport, përcjell PrizrenPress.

“Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi”.

“Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi edhe kishte urdhër arrest nga gjykata”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit