20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Basha: I treguam qytetarëve se për kryetar keni zgjedhur të akuzuarin Muja

MunirBasha-PK8-29Këshilltari i Partisë Konservatore (PK) në Asamblenë Komunale në Prizren, Munir Basha ka braktisur betimin e kryetarit Ramadan Muja.

Ai tregon se arsyeja kryesore pse ka vendosur që të mos qëndrojë në seancë gjatë betimit, ka qenë procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij.

“Arsyeja kryesore e braktisjes së seancës ishte që të shprehim mospajtimin tonë me faktin se në rend të ditës ishte betimi i një kryetari, i cili që një kohë të gjatë, bredhë koridoreve të gjykatës, pikërisht për keqmenaxhim me pronën komunale”, thotë Basha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka bërë dje betimi për mandatin e ri katërvjeçar. Partitë opozitare kanë bojkotuar betimin e Mujës. Asambleistët e BD-së, VV-së, PK-së dhe një pjesë e LDK-së nuk kanë qëndruar në seancë gjat betimit të Mujë.

Basha thotë bojkotimi është bërë me qëllim të vetëm që t’i tregohet qytetarëve se në krye të Komunës është zgjedhor një kryetar që ulet në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

“ Mujën e shohim si kryetar, pasi që është zgjedhur me shumicë të votave të qytetarëve, por me lëshimin e seancës vetëm të shprehim pakënaqësinë tonë që në krye të një komune siç është Prizreni,është një kryetar, i cili është i ulur në bankën e zezë, pikërisht për keqmenaxhim me pronën e qytetarëve.Këtë Prizreni nuk meriton”.

Ai premton se këshilltar i Asamblesë Komunale, do t’i mbrojë intersat e qytetarëve.

“Do të jem në shërbim te interesave të gjithë qytetarëve të Komunës sonë.Zëri ynë në kuvend do të jetë kritik dhe opozitar, por mbi gjitha konstruktiv”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Nënshkruhen kontratat për dhurimin e pajisjeve për përfituesit e Komunës së Prizrenit

Sot u nënshkruan kontratat për pranim-dorëzimin e pajisjeve të dhuruara për përfituesit e Komunës së Prizrenit nga Projekti Integra, i financuar nga Ministria Federale...

Lajmet e Fundit