Fotografi i luftës së Vietnamit, Tim Page, vdes në Australi

Fotografi legjendar i Luftës së Vietnamit, shkrimtari dhe dokumentuesi, Tim Page, vdiq të mërkurën në moshën 78 vjeçare në shtëpinë e tij në Australi.

Fotografi autodidakt, i lindur në Britani, vdiq nga kanceri në mëlçi.

Tim Page u plagos katër herë si reporter lufte që mbulonte konfliktet në Vietnam, Laos dhe Kamboxhia gjatë viteve 1960 dhe 1970.

Ai shquhej për personalitetin e tij ekstravagant si dhe talentin dhe angazhimin e tij si fotograf. Ai frymëzoi fotoreporterin e varur nga droga të luajtur nga Dennis Hopper në filmin e vitit 1979 për Luftën e Vietnamit, të drejtuar nga Francis Coppola, fitues i Oscarit, “Apocalypse Now”.

Page dokumentoi kulturën e drogës që nga vitet 1960 në Indokinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit