Dy policë bullgarë humbën jetën pas aksidentit me një autobus që transportonte emigrantë të paligjshëm

Dy policë bullgarë mbetën të vdekur sot teksa po përpiqeshin të ndalonin një autobus që transportonte emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vend, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme bullgare.

Ngjarja ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit me orën lokale në qytetin e Burgasit në bregun e Detit të Zi.

Para aksidentit, autobusi nuk pranoi të ndalonte në dy postblloqe radhazi të policisë kufitare, raporton thetelegraph.

Autobusi me targa turke mbante 47 emigrantë kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Policët me mjetin e tyre kanë bllokuar rrugën para autobusit. Autobusi më pas goditi një automjet policie dhe e përshkoi atë përpara se të përplasej në stacionin e autobusëve.

Dy policët që ndodheshin në makinë kanë ndërruar jetë në vend, nuk ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

Ende nuk janë ngritur akuza kundër shoferit, por prokurori i rrethit tha se ishte një veprim i qëllimshëm i bërë me qëllim. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit