Kurti takon organizatorët e Hardh Fest, ftohet për të qenë pjesëmarrës

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot organizatorët e Hardh Fest, drejtorin e festivalit, Agron Sokoli dhe Brikena Gashi e Betim Zllanoga nga Këshilli Organizativ.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi” këtë vit Hardh Fest do t’i dedikohet poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj, i cili përveçse nga Rahoveci, ka qenë pjesë e pandashme e këtij festivali, që përpos vjeljes së rrushit, përcillet me muzikë, art e poezi.

Organizatorët ftuan kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.

May be an image of 2 people and indoor

“Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit. Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore”, njofton zyra e kryeministrit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit