25.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Arrihet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e dokumenteve hyrje-dalje

Kosova dhe Serbia ka arritur marrëveshje për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje, duke i shfuqizuar ato. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Borrell një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, duke njoftuar se kosovarët që hyjnë në Serbi nuk kanë nevojë të pajisjen me dokumente të përkohshme për hyrje e dalje.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, shkruan Borrell.

Ai ka thënë se BE-ja ka ofruar garanci për një gjë të këtillë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I njëjti e ka quajtur këtë “zgjidhje të problemit të natyrës evropiane”, si dhe ka uruar të dy liderët.

Në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar për angazhimin edhe emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Falenderoj Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në ‘Twitter’.

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Lajmet e Fundit