9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Mësimdhënësit e institucioneve parashkollore do ta paguhen 624 euro

Në kohën kur punëtorët e arsimit po mbajnë grevë për pagesë shtesë prej 100 euro, Instituti për Studime në Edukim “EdGuard” ka publikuar një analizë të rritjes së pagave të punonjësve në arsimin parauniversitar sipas koeficienteve të projektligjit të ri për paga.

 

Bazuar në këtë ligj, punëtorët e arsimit janë mbështetur nga institucionet po aq sa edhe shërbyesit civilë.

Sipas analizës së Institutit për Studime në Edukim “EdGuard” për të gjitha pozitat në arsimin parauniversitar ka rritje mesatare prej 15%, krahasuar me ligjin paraprak që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në publikimin e kësaj analize thuhet se sipas ligjit të ri për paga një mësimdhënës I shkollës së mesme do ta ketë pagën 696 euro, ndërsa ai i shkollës fillore do paguhet me 672 euro në muaj.

E përveç kësaj parashihet rritje të mëtejme në pagë sipas vlerësimit të performances së mësimdhënësve.

“Ligji i ri për paga na dëshmon për një rritje substanciale të pagës së mësimdhënësit në të gjitha nivelet në krahasim edhe me pagën e shërbyesve civil dhe kjo na dëshmon për një përkushtim institucional edhe për profesionin e mësimdhënësit dhe shpresojmë që e njëjta të gjej zbatim paralel edhe me legjislacionin që e rregullon performancën e mësimdhënësve”, ka thënë Rinor Qehaja, përfaqësues i institutit për studime “EdGuard”.

Qehaja thotë se kjo grevë do ta dëmtoj edhe më shumë cilësinë në arsim, e sidomos atë të gjeneratave të reja.

“Në asnjë moment askush nuk mundet me argumentuar që duhet me u ndërpre procesi mësimor për shkak të një kërkese sindikale për një shujtë, kjo mungon në arsye dhe është e padrejtë unë rikujtoj që ky është viti i katërt me radhë që procesi mësimor nuk po fillon me 1 shtator dhe e tërë kjo situatë vjen në një sistem i cili ka shumë të meta në cilësi dhe tash kur kësaj të ja shtojmë edhe ditët jashtë shkollës kjo do ta dëmtoj në masë të madhe arsimimin e gjeneratave në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Sipas analizës së institutit “EdGuard” me ligjin e ri të pagave mësimdhënësit e institucioneve parashkollore do ta kenë pagën 624 euro ndërsa pedagogët dhe psikologët do të paguhen me 684 euro në muaj.rtklive

Më Shumë

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Lajmet e Fundit