11.7 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Limaj: Çdo gjë që është ndërtuar për 20 vjet po rrënohet nga Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se shteti është duke u rrënuar për shkak të vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë në një konferencë për media, duke shtuar se kabineti qeveritar është duke bërë veprime eksperimentale.

“Shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale. Sfidat që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqur drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”.

“Shteti dita-ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vjet. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që ka elemente diktatoriale”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

AKB: 40% e pagës së 13-të iku gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65...

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Lajmet e Fundit