Suharekë/ Kërcënohet një drejtor shkolle pasi largoi nga puna një mësimdhënëse

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Reshtan të Suharekës një drejtor shkolle është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një grup i personave.

Sipas raportit të policisë, ankuesi kishte thënë se ky kërcënim kishte ardhur sepse ai kishte larguar nga puna një mësimdhënëse.

“Fshati Reshtan, Suharekë 03.09.2022 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit