15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me vlerë euro me portretin e Nënë Terezës

Në këtë 25 përvjetor të ndarjes nga jeta e 6 vjet nga Shenjtërimi i saj, Selia e Shenjtë në Vatikan kujton Nënë Terezën dhe me një monedhë të veçantë në vlerën euro e cila do të të mbaj portretin e Shën Terezës.

Portreti është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizojë figurën e saj ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shënjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjmin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.

Por Nënë Tereza kujtojet e festohet në Itali e në Vatikan dhe nga komuniteti i madh i shqiptarëve dhe i kosovarëve që jetojnë në këtë vend.

Në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno, në rajonin e Marche, komuniteti i shqiptarëve i ka dhuruar qytetit shtatoren monumentale të Nënë Terezës vepër e skulptorit shqiptar Genti Tavanxhiu.

Nënë Tereza do të kujtohet sot në mesha të shumta që do të mbahet në territorin italian e në aktivitete organizuar nga komuniteti i besimtarëve dhe i devotëve të saj./ KultPlus.com

Më Shumë

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit