Politikologu nga Malisheva që jeton në Suedi, Ardian Mazreku në kuadër të partisë Moderaterna garon për deputet në parlamentin suedez, në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel për asamble regjionale e asamble komunale.
Profesori Nexhat Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar për veprimtarinë e familjes Mazreku.
“Ardian Mazreku është i lindur në Malishevë të Kosovës, prindëri i tij mësuesi Nuhi A Mazreku u detyrua ta ndërprejë punën si mësues që ishte në Malishevë gjatë viteve ’80-ta të shekullit XX, sepse ishte pjesë e organozimeve në ilegalitetet për kauzë kombëtare. Prandaj, sistemi i regjimit jugosllav i ra në gjurmë, i cili pas burgosjes… detyrohet të migrojë në Suedi. Pas presionit të regjimit jugosllav…, u detyrua ta marrë edhe familjen në Suedi. Aty u veçua me organizime nga më të ndryshme për çështjen kombëtare, me ç’rast në Suedi hapi edhe shkollën e parë në Gjuhën shqipe në vitin 1984 në Halmstad”, ka shkruar Nexhat Krasniqi, duke theksuar se kjo familje ka dhënë kontribut edhe në luftën e UÇK-së.
Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Suedi t’i japin mbështetje politike mergimtarit Ardian Mazreku.
“Nëse ne ia japim një mundësi politikologut z. Mazrekut, ai do shflytëzojë shumë mundësi, që të kontribuojë edhe për atdheun e origjinës së tij”, ka shkruar Krasniqi.
“Në zgjedhjet e datës 11.09.2022, presim të mirren votat e mjaftueshme, që politikologut Ardian Mazreku të bëhet deputet në Parlamentin e Suedisë”, ka shkruar ai.