6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Dortmund “akuzon” Haaland: Ishte bërë barrë për klubin

Sebastian Kehl, ish-lojtar dhe tani drejtor sportiv i Borussia Dortmund, ka bërë disa deklarata shpërthyese dhe të papritura për largimin e Erling Haaland drejt Manchester City.

Gjermani shkoi deri aty sa sigurojë që futbollisti norvegjez, pavarësisht paraqitjeve të tij me fenellën verdhezi, kishte përfunduar duke u bërë barrë për skuadrën, pasi u zyrtarizuan zërat rreth të ardhmes së tij.

 

 

“Aq sa e kemi vlerësuar gjithmonë Erling dhe suksesin që ka pasur me fanellën tonë, në fund ai është bërë padyshim një barrë, si në dhomën e zhveshjes, ashtu edhe për klubin dhe në përgjithësi për të gjithë mjedisin”, tha Kehl.

“Koha e shitjes ishte e duhura, si për ne ashtu edhe për City-n. Fakti që 10 golat tanë të parë këtë sezon janë shënuar nga 10 lojtarë të ndryshëm, e dëshmon këtë”, vijoi ai.

Fjalët e Kehl për një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur për Dortmund-in në historinë e tyre i kanë habitur të gjithë, veçanërisht pasi lojtari nordik shënoi 86 gola dhe 23 asistime në 88 ndeshje.

/Albanianpost.com


Bëhu pjesë e objektit më EKSKLUSIV në zemër të Prizrenit.
Ka filluar shitja e banesave dhe lokaleve në objektin “PARKU” me një lokacion të përkryer pranë gjelbërimit.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit