14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Emra: Gjykata Themelore në Prizren në tremujorin e dytë të vitit 2022, ka pasur rritje të efikasitetit në disa departamente

 Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, gjykatësja Shpresa Emra, tha se në tremujorin e dytë të vitit 2022, ka pasur rritje të efikasitetit në disa departamente.

Këtë deklarim, Emra e bëri të premten, në vazhdimin e takimit të 294-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), lidhur me raportimin për punën e Gjykatës Themelore në Prizren dhe degët e saj në tremujorin e dytë (prill–qershor) të vitit 2022.

Lidhur me Divizonin Civil të kësaj gjykatë, kryetarja Emra tha se efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është 50% për dallim nga tremujori i parë kur ishte 35%.

“Shikuar në tërësi, Divizioni Civil në tremujorin e dytë efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është 66%, për dallim nga tremujori i parë kur ka qenë 53%, më saktësisht në tremujorin e dytë në divizionin civil, kontestimor, jokontestimor dhe përmbarimor në fillim të tremujorit janë trashëguar 9 mijë e 763 lëndë, kanë ardhur në punë 1 mijë 649 lëndë, janë zgjidhur 451 lëndë kontestimore, 36 jokontestimore dhe 449 përmbarimore”, tha Emra.

Tutje, ajo tha se Departamenti për Krime të Rënda në periudhën raportuese ka efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve 115%, duke shtuar se në fillim të periudhës raportuese janë trashëguar 161 lëndë, janë pranuar 41 lëndë të reja dhe gjatë këtij tremujori janë zgjidhur 47 lëndë.

Sa i përket Departamentit për të Mitur për periudhen raportuese, Emra tha se ka një efikasitet prej 85%, ku në fillim të periudhës raportuese janë trashëguar 216 lëndë, kanë ardhur në punë 16 lëndë të reja, kurse gjatë këtij tremujori janë zgjidhur 14 lëndë.

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, në këtë tremujor tha se ka pasur zgjidhje të efikasitetit 84%, ku në fillim të tremujorit te dytë janë trashëguar 2 mijë e 415 lëndë, janë pranuar 338 lëndë të reja dhe janë kryer 279 lëndë.

Për divizionin e kundërvajtjes, ajo tha se në fillim të tremujorit ka trashëguar 1 mijë e 791 lëndë,  janë pranuar 611 lëndë dhe janë zgjidhur 552 lëndë dhe se sipas saj në këtë divizion punojnë 4 gjyqtarë.

Gjykatësja Emra për Degën në Suharekë tha se në për tre mujorin e dytë në divizionin civil ka pasur efikasitet prej 142%, ndërsa në divizionin penal ka pasur efikasitet 114%.

Ndërkaq, për degën në Dragash ajo tha se në Divizionin Penal është efikasiteti më i ulët i zgjedhjes së lëndëve, me 55% të zgjidhjes së lëndëve në këtë tremujor, e sa i përket Divizionit Civil ka një efikasitet prej 60% të zgjidhjes së lëndëve.

Në fund, ajo tha se sa i përket ankesave disiplinore, gjatë periudhës raportuese ka pasur dy ankesa, të cilat i kanë përcjellë edhe në Këshillin Gjyqësor.

Takimi po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës. /BetimipërDrejtësi


Bëhu pjesë e objektit më EKSKLUSIV në zemër të Prizrenit.
Ka filluar shitja e banesave dhe lokaleve në objektin “PARKU” me një lokacion të përkryer pranë gjelbërimit.

Më Shumë

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

Spanja është triumfuese e FIBA 3x3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik. Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to...

Lajmet e Fundit