Jasharaj: Takimi me Qeverinë s’ka pasur sukses, greva vazhdon

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë

Jasharaj tha për KlanKosova se takimi i mbrëmshëm mes Kurtit dhe kreut të BSPK-së s’ka pasur sukses.

“Greva do të vazhdojë. Takimi i mbrëmshëm është zhvilluar mes kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, dhe Qeverisë. Ky takim nuk ka pasur sukses. Ua kam thënë edhe në Këshillin Ekonomik dhe Social se Qeveria duhet të takohet me Këshillin Grevist, sepse në këto rrethana greva është thirrur me kërkesë të anëtarësisë dhe jo të individëve”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha se Qeveria Kurti duhet të ulet dhe së bashku me Këshillin Grevist duhet të gjejnë zgjidhje për situatën.

“Qeveria nuk ka lëviz nga qëndrimi i saj. Nuk ka asnjë zgjidhje deri më tani. Qeveria Kurti duhet të ulet dhe të gjejmë zgjidhje së bashku”, ka theksuar ai.

“Personalisht deri më tani nuk më ka takuar askush nga Qeveria, domethënë si kryetar i Këshillit Grevist, që të takohemi. Për më vonë, ose ditëve tjera nuk e di”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit