Sa prej premtimeve zgjedhore ka përmbushur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në zgjedhjet e vitit 2021, mori 51 për qind të votave nga qytetarët e Prizrenit, nga 78 prej premtimeve zgjedhore ka përfunduar 10 prej tyre ose 12 përqind.

I pari i Prizrenit, Totaj, 5 ose 6% nga premtimet i ka gjysmë të përmbushura, derisa 22 ose 28% nga premtimet kanë filluar të përmbushen. Kurse 41 ose 52%  prej tyre nuk kanë filluar ende.

Këtu mund t’i shihni të gjitha premtimet zgjedhor të Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndryshe, ditën e djeshme, Instituti GAP publikoi shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, ku u bë e ditur se vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit