11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Bota e Arteve Marciale në zi, vdes ylli i UFC-së

Bota e Arteve Marciale është në zi pas lajmit të fundit për vdekjen e luftëtarit, Elias Theodorou.

Theodorou humbi jetën në moshën 34-vjeçare këtë të diele pas një beteje me kancerin në mëlçi.

Theodorou, i cili ishte duke luftuar me këtë sëmundje të rëndë, nuk e kishte zbuluar më parë publikisht deri më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Karriera e Theodorou ishte pesë-vjeçare në UFC, i cili u promovua në vitin 2014, kur fitoi turneun e peshave të mesme “The Ultimate Fighter”.

Ai kishte një rekord prej 8-3 (tetë fitore dhe tre humbje) në UFC, ndërsa 19-3 në karrierën e tij profesionale MMA, para se të ndërpritej nga promovimi pas një humbjeje me vendim unanim ndaj Derek Brunson në vitin 2019.

Pas kësaj humbjes nga Brunson, Theodorou u tërhoq më pas në UFC.

Pavarësisht rekordit të suksesshëm të Theodorou në UFC, presidenti i promovimit, Dana White, tha se vendimi i tashmë të ndjerit për t’u tërhequr, ishte pasi që ai kishte dyshime që do hynte në top pesëshe.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Ai gjithashtu ishte bërë atleti i parë në histori që iu lejua përdorimi terapeutik (TUE) për Kanabisin Mjekësor në Amerikën e Veriut, gjë që e bëri si në Kanada ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e fundit profesionale e kanadezit ishte një fitore ndaj Bryan Baker në dhjetorin e kaluar që u zhvillua në Kolorado.

Sa i përket karrierës së tij, ai ka luftuar në 22 ndeshje në MMA, duke përfshirë 11 në UFC nga viti 2014 deri më 2019.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit