Dragash: 68 vjeçari rrahet me vëllain pasi u kap me gruan e tij

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Kukajan të Dragashit, ku dy vëllezër janë rrahur mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Një 68-vjeçar dhe një 63-vjeçar u kapën me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përleshjes përfunduan në spital, e më pas në Polici.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur dy vëllezërit që jetojnë afër, patën fillimisht një zënkë. Konfliktit verbal dyshohet se i parapriu një mosmarrëveshje e 68-vjeçarit me kunatën e tij, gruan e vëllait 63-vjeçar.

Për pasojë, të dy u përfshinë në rrahje, duke e sulmuar njëri-tjetrin fizikisht, derisa intervenoi Policia.

Burimet thonë se dy palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimet kanë nisur në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit