Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka të lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentimit mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e së premtes.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

 

 

“Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia po e trajton rastin”, njoftoi Krasniqi./

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit