18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Komuna e Prizrenit për degradimet në mbi Kala – po intervenojmë për çiklista

Komuna e Prizrenit ka reaguar lidhur me raportimet gjatë ditës së sotme për ndërhyrjet në rrugën te “Pasha Çeshmja” përkatësisht në zonën malore mbi kala të qytetit, shkruan Gazeta10.

Në një postim në Facebook, kjo Komunë thekson se Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke realizuar kërkesën e çiklistëve dhe po i kryen detyrimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

“Kjo rrugë ka qenë e hapur në vitet e kaluara, mirëpo, me kalimin e kohës është dëmtuar dhe nuk është mirëmbajtur”, thuhet në postimin e Komunës së Prizrenit.

Postimi i plote:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,

Pas pamjeve të plasuara në rrjetet sociale nga organizatat joqeveritare dhe qytetarët për ndërhyrjet në Rrugën për te Pasha Çeshmja ju informojmë:

Pas kërkesave nga qytetarë të shumtë e vaçanërisht nga çiklistët, për rregullimin dhe intervenimin në shtegun ekzistues të ecjes dhe çiklizmit në këtë zonë, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar intervenimin për sanimin e rrugës, rregullimim e një shtegu për çiklistë, këmbësorë e sportistë që duan ta zhvillojnë aktivitetin në natyrë. Kjo rrugë ka qenë e hapur në vitet e kaluara, mirëpo, me kalimin e kohës është dëmtuar dhe nuk është mirëmbajtur, prandaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike po e realizon kërkesën e çiklistëve dhe po i kryen detyrimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra, për rregullimin e hapësirave rekreative si dhe për rritjen e mundësive për qytetarët që duan të zhvillojnë aktivitete sportive në natyrë.

Më Shumë

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë...

Lajmet e Fundit