10.7 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Pritet ndërhyrja e FSK-së, Latifi flet për gjendjen pas vërshimeve në Rahovec

Gjatë të shtunës ka pasur reshje të mëdha të shiut, të cilat shkaktuan vërshime dhe dëme të mëdha në komunën e Rahovecit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifin,  ka treguar për gjendjen pas vërshimeve.

Latifi tha se shumë shpejt do ta kenë një raport të të gjitha dëmeve dhe atë do ta dërgojnë në Qeveri, për të kërkuar mbulimin e dëmeve.

“Nuk mund ta dijmë se sa është vlera e dëmit të shkaktuar, prej nesër do të kemi dy komisione për amvisëri, dy për bujqësi dhe dy komisione për ekonominë familjare, biznese dhe infrastrukturë publike. Besoj që shumë shpejtë do të kemi një raport të të gjitha dëmeve dhe atë raport objektiv do ta dërgojmë në Qeveri që të kërkojmë mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Evakuime nuk ka pasur, por ka pasur dëmet të jashtëzakonshme”, tha Latifi.

Ai po ashtu njoftoi se në këtë komunë do të shkojë sot një ekip i FSK-së që të bëjë vlerësimin e gjendjes momentale.

“Sot do të kemi një ekip të FSK-së që do ta bëjë vlerësimin e gjendjes momentale dhe analizimin e mundësive që me hi me makineri me i hap disa kanale që lidhen me Drinin e Bardhë, në mënyrë që fytat e ngushtë me i hap në tri drejtime, që me i parandalu vërshimet potenciale”, tha Latifi.

Ai tha se goditjet nga vërshimet janë përqendruar në 15 vendbanime.

“Goditjet nga vërshimet janë përqendruar në diku 15 vendbanime, kryesisht në Fortesë, Dobërdol, Krushë e Madhe, Celinë, Hoqë të Vogël e kështu me radhë”, tha i pari i Rahovecit.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

“Koha për Lirinë” – Prizreni ndizet për duelin me Vëllaznimin

Në qytetin ku futbolli nuk është vetëm sport, por identitet, krenari dhe mënyrë jete, Liria e Prizrenit po hyn në një javë të veçantë emocioni....

I dënuari me 50 ditë burgim kapet në Vërmicë

Një person i dënuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Vërmicës. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Sipas burimeve të besueshme nga...

Lajmet e Fundit