Federata Franceze e Futbollit “dorëzohet” para Kylian Mbappe

Federata Franceze e Futbollit (FFF) bën një hap prapa në rastin e Kylian Mbappe dhe të drejtave të imazhit. Një polemikë që shpërtheu në marsin e kaluar.

Sulmuesi i Paris Saint Germain kërcënoi se nuk do të paraqitej në sesionin fotografik të kombëtares transalpine pa vendosur një shpërblim të konsideruar të përshtatshëm.

Siç thekson “Gazzetta dello Sport”, lojtari i PSG-së kundërshtoi marrëveshjet që e detyrojnë të promovojë sponsorët e ekipit kombëtar.

Në pranverë, Mbappe kishte humbur një ditë promovimi të kompanive të lidhura me kombëtaren, të cilat paguajnë 25 mijë euro për lojtar.

Mbappe refuzoi të reklamonte një kompani e cila shiste ushqime dhe pije jo të shëndetëshme për fëmijët.

“Futbolli ka ndryshuar, duket e drejtë të di se me çfarë lidhet emri im. Mendoj se është e drejta ime ta menaxhoj karrierën sipas vlerave që unë mbështes, edhe nëse nuk kam ndërmend të revolucionarizoj futbollin”, tha asokohe Mbappe.

Që nga qershori, avokati i Mbappe ka qenë duke negociuar për të rregulluar marrëveshjen për të drejtat e imazhit. Por presidenti i FFF, Noel Le Graet njoftoi së fundmi se do të diskutohej konkretisht vetëm pas Kupës së Botës.

Ndaj së fundmi ka ardhur kërcënimi i lojtarit për të mos qenë pjesë e setit fotografik të kombëtares së tij dhe rrjedhimisht federata lëshoi pe, duke i dhënë të drejtë yllit të PSG-së.

 

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit