Kurti sot shpall kandidaturën për kryetar të VV-së

Albin Kurti do ta shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar do të bëhet sot në orën 18:00.

Në ndërkohë, Albulena Haxhiu është kandidate për kryetare të organizatës Gratë derisa Behar Jashari për organizatën Rinia.

“Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie.

 

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit