22.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Lëshohet në qarkullim pulla postare “Shtëpitë shkolla”

Posta e Kosovës, sot ka lëshuar në qarkullim të jashtëzakonshëm emisionin e pullës postare me titull “Shtëpitë shkolla”.

Në njoftim shkruan se sivjet u mbushën plot 30 vjet nga dita e themelimit të Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri“, e cila pati rolin ministror mbi funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës, pasi që policia serbe rrethoi shkollat, duke mos lejuar mësimdhënësit dhe nxënësit të hyjnë në ndërtesa.

“Mësimdhënësit shqiptarë kishin refuzuar të jepnin mësim me kurrikulën e re serbe, kështu që shteti pushtues i shkarkoi ata nga puna. Drejtorët shqiptarë të shkollave u zëvendësuan më drejtorë serbë. Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400,000 gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar 1992”, thuhet në njoftim.

Për mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë, Posta e Kosovës thotë se familjet patriotike arsimdashëse hapën 3,200 shtëpitë e tyre, bodrume dhe garazhe private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara për strehimin e mbi 100,000 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë shqiptarë.

“Filatelia e Postës së Kosovës, përmes imazhit të pullës postare, nderon dhe kujton të gjithë arsimtarët, drejtorët e shkollave, pronarët e shtëpive dhe hapësirave për mësimdhënie, prindërit e gjeneratave të viteve 90-ta, nxënësit për kontributin, qëndresën dhe sakrificën e tyre në ruajtjen dhe mbrojtjen e substancës së arsimit shqip dhe të identitetit kombëtar”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia ka arrestuar një person të kërkuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata,...

Burri tenton ta fusë me dhunë në veturë ish-gruan e tij në Suharekë

Një grua e cila kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në...

Lajmet e Fundit