7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Dy gjigandët evropianë në garë për Pau Torres

Qendërmbrojtësi i Villarreal, Pau Torres është në agjendën e disa prej skuadrave më të mira në kontinent për sezonin e ardhshëm.

Prej kohësh, 25-vjeçari përflitet se do të hedhë hapin e madhë në karreirë, duke iu bashkuar një klubi më me peshë se Villarreal.

Torres është pjesë e rëndësishme e formacionit të Unai Emery, por dhe në Kombëtaren e Spanjës është lojtar kyç.

Forma e mirë që ka lojtari ka bërë që Manchester United dhe Inter të shfaqin hapur interesin për të marrë shërbimet e tij, sipas raportimeve që vijnë nga mediat spanjolle.

Erik ten Hag kërkon garanci në mbrojtjen e United. Harry Maguire shikohet gjithnjë e më larg formacionit, ndaj Torres do te ishte partneri ideal për Lisandro Martinez, duke dueluar me Raphael Varane për një vend titullari.

Ndërsa, Inter në verën e ardhshme pritet të mbetet pa dy nga qendërmbrojtësit, Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij. Të dy janë në vitin e fundit të kontratës në “Giuseppe Meazza”. Ndaj dhe Torres shikohet si përforcimi i duhur.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit