Malishevë/ Përkujtohet dr. Shpëtim Robaj në 24 vjetorin e rënies

Sot, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori dhe heroi i kombit, dr. Shpëtim Robaj.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, zyrtarë të Komunës së Malishevës kanë bërë homazhe pranë bustit të dr. Shpëtim Robaj, para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, emrin e të cilit e mban me krenari kjo qendër.

Zyra për informim publik nga Komuna e Malishevës njofton se nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, e ka vlerësuar lartë figurën e dr. Shpëtim Robaj dhe kontributin e tij në luftë, në shërbimin e dhënë për luftëtarët dhe civilët anekënd Kosovës, deri sa edhe ka rënë më 30 shtator të vitit 1998.

 

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit