Papa i bën thirrje Putinit ta ndalojë “spiralen e dhunës dhe vdekjes”

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të “ndalojë spiralen e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë dhe denoncoi “rrezikun absurd” për luftë katastrofike bërthamore, teksa tensionet po përshkallëzohen.

Papa shprehu lutjen e tij më të fortë deri më tani për luftën teksa iu drejtua publikut në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishte hera e parë në publik që ai përmendi udhëheqjen e Putinit.

Papa i bëri thirrje gjithashtu presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të jetë i hapur” ndaj propozimeve serioze të paqes. Ai nxiti komunitetin ndërkombëtar që të përdorë të gjitha instrumentet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo plagë e tmerrshme, e pakonceptueshme e njerëzimit, në vend që të zvogëlohet, vazhdon të rrjedh gjak edhe më shumë, duke kërcënuar të përhapet”, tha Papa Françesku.

“Që njerëzimi e gjen përsëri veten përpara kërcënimit të luftës atomike është absurde. Çfarë duhet të ndodhë më shumë, sa më gjak duhet të rrjedhë më shumë para se të përfundojë lufta?”, pyeti Françesku.

Gjatë gjithë luftës, Françesku ka denoncuar përdorimin e armëve dhe ka kërkuar dialog, raporton AP,  transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit