PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati – i jep afat deri të entjen t’i ekzekutoi pagat e mësimdhënësve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati nëse nuk i ekzekuton pagat për mësimdhënësit.

Tahiri ka thënë se mosekzekutimi i pagave paraqet vepër penale.

“Ne presim një afat prej pesë ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse deri të enjten nuk ekzekutohen pagat do të bëjmë kallëzim penal ndaj ministrit në Prokurorinë Speciale. Mosekzekutimi i pagave është vepër penale. Ne shpresojmë që të mos vie puna deri aty por ju e shihini se kemi një ministër të papërgjegjshëm e arrogantë”, ka thënë Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, më tej shtoi se kjo është mënyra më e keqe që mund të filloj mësimi në një vend, duke shtuar se nuk duhet të cenohet dinjiteti i mësimdhënësve dhe se puna e tyre është e pashembullt.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit