11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Meriton Korenica fiton çmimin ‘Ylli i javës’ në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e nëntë i ka takuar mesfushorit ofanziv të Ballkanit, Meriton Korenica.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selajdin Jerliu nga KFV GJilani, Bujar Asllani nga KFV Ferizaj dhe Xhevat Vallqi nga KFV Mitrovica.

Komisioni vlerësoi se mesfushori kreativ ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe njëherësh vendimtar në fitoren që skuadra kampione e realizoi para tifozëve të vet kundër Gjilanit (2:0). Ai shënoi golin e dytë për portokallezinjtë, në minutën e 88-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Korenica u shpreh i lumtur që skuadra e tij u rikthye në ‘folenë’ e vet me fitore, teksa u shpreh i nderuar me çmimin ‘Ylli i Javës’.

“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, por edhe për golin dhe fitoren e shënuar dje. Shpresoj që gjatë këtij kampionati unë ose bashkëlojtarët e mi të rikthehemi sa më shpesh këtu për ta marrë çmimin e më të mirit të javës”.

“FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin e kampionit dhe do të luftojmë ndeshje pas ndeshjes që të shënojmë sa më shumë fitore dhe të dalim triumfues të Albi Mall Superligës”, ka theksuar Korenica për faqen zyrtare të FFK-së.

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit