8.4 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Murati: Borxhi nuk po rritet, kemi shlyer shumë boxhe

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, po mban mbledhje në të cilën po shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe ai i Kursimeve Pensionale për vitin 2021. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri Murati tha se kjo është hera e tretë që e sjellin në Kuvend marrëveshjen financiare. Me këtë sipas tij mundësohet reforma në skema pensionale.

“Një pjesë e madhe e skemave tona janë sociale po quhen pensionale dhe është e domosdoshme të bëhet reforma e skemave pensioanele e sociale. Ka pasur kërkesa e iniciativa nga deputetë që të bëhet kjo reformë e ne jemi të interesuar të bëjmë një reformë për të rregulluar këtë çështje”, tha Murati.

Ministri tha se shpresojnë që tentativa e tretë të rezultoi e suksesshme dhe të shkojë përpara reforma e skemave sociale dhe pensionale.

“Nuk ka ndonjë ndryshim te pjesa e rimbursimit e krejt çka u kërkua ka qenë që shpenzimet e atëhershme të rimbursohen që ato mjete të gjejnë destinimin që e kanë pasur”, tha ai.

Murati tha se borxhi nuk po rritet. “Ne kemi shlye shumë borxhe, ai është më i ulët se sa në fillim të vitit. Vitin e kaluar kemi shlye 66 milionë euro borxh ndaj FMN e kjo rezulton me borxh më të ulët. E 47 milionëshi nuk arrin me zëvendësua borxhin që e kemi shlye”, tha ai.RTK

Më Shumë

Bashkimi rikthehet në finale, synon trofeun e Kupës

Bashkimi e ka siguruar sonte përfundimisht finalen e Kupës, pasi mposhti Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 69-85. Skuadra e drejtuar nga Igor...

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Lajmet e Fundit