Erdogan: Politika greke bazohet në gënjeshtra, nuk kam çfarë të flas me ata

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha në Pragë se për momentin nuk ka asgjë që ia vlen të diskutohet me Greqinë.

Ai akuzoi Athinën se e mbështet politikën e saj në “gënjeshtra”.

“Ata nuk janë aty ku duhet të jenë”, tha i pari i shtetit turk, raporton reuters.

Sipas tij, e gjithë politika e tyre është e bazuar në gënjeshtra dhe nuk janë të ndershëm, “Ne nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë”.

Presidenti tha se Athina e kuptoi mesazhin e Ankarasë kur zyrtarët turq thanë se një ditë befasisht mund të arrijmë në Greqi, një koment që grekët dhe disa zyrtarë të tjerë perëndimorë e dënuan si një kërcënim për vendin fqinj.

Ndryshe, presidenti turk është takuar në samitin e Komunitetin Politik Evropian me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, pas shumë viteve të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit