Sot mot i vranët me intervale kohore me diell

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme. Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike”, thuhet në njoftim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit